Enca Haxhia është e para këngëtare shqiptare që po sjell për fansat e saj

Vlog është një mënyrë të komunikuari të projekteve apo gjërave të reja në jetën e një të famshmi. Vlog është i përhapur shumë në SH.B.A ndërsa në Shqipëri Enca është artistja e parë që e bën këtë gjë. Ajo publikoi vlog-un e parë të saj sot në të cilin foli për këngën e saj të re. Enca realizoi shumicën e videos në anglisht dhe në fund falenderoi fansat shqiptarë për suportin. Më poshtë mund të lexoni çfarë thotë Enca për këngën e re “Love on my body”.

“Përshëndetje të gjithëve. Ky është vlog-u im i parë në Youtube prandaj mund të mos jetë shumë i mirë, por do mundohem t’ju mbaj të informuar. Sotpo bëj këtë video që t’ju flas për këngën e re. Siç e dini kënga ime e re quhet “Love on my body”, do publikohet më 20 janar që do të thotë në më pak se dy ditë. Dhe jam shumë e emocionuar. Unë dhe grupi im kemi punuar shumë për këtë këngë. Kemi dhënë shumë dashuri dhe përkushtim. Kënga ka qenë gati që në tetor, por u shty për shkak të firmosjes time me “Universal Music”, për të cilën jam shumë e emocionuar.

Po punoj me një grup profesional dhe ne do publikojmë më shumë këngë të reja, bashkëpunime dhe gjëra të reja të cilat nuk dua t’i zbuloj që tani. Jam shumë e emocionuar për 2017-ën. Përsa i përket këngës sime “Love on my body” është këngë dashurie. Të jem e sinqertë është këngë shumë personale. Flet për një lidhje që ka mbaruar, por ju të dy i mungoni njëri tjetrit dhe ju e dini që e dreqosët, por nuk mund të ktheheni bashkë, sepse gjërat kanë ndryshuar. Është më shumë këngë nostalgjike. Më pëlqen shumë kjo këngë, është ndryshe nga këngët që jeni mësuar të dëgjoni nga unë. E di që ju do e pëlqeni.