Teksa të gjithë bënin foto të borës, Enca ka zgjedhur një tjetër mënyrë argëtimi.

Në mesnatë ajo ka qenë duke luajtur lojën “Murlan” me letra dhe ka postuar një foto në Snapchat. Duket se këngëtarja paska shumë fat në letra, pasi tregon se në dorë mban disa letra që sigurisht mund ta nxirrnin fituese të lojës.

“ Kush ka fat në lojë, s’ka në dashuri thonë”.- shkruan Enca duke e shoqëruar shkrimin edhe me disa emoji të mërzitur.

Nëpërmjet kësaj Enca tregon se këto kohë, dashuria nuk po i shkon aq mirë. Faktikisht kjo gjë është pothuajse e vërtetë por në fund të fundit kot nuk thonë ”s’mund ti kesh të gjitha”.