Ditën kur Enca publikoi klipin e saj më të ri “Love On My Body”, duke u kthyer sërish në vëmendje që pas nënshkrimit të kontratës me “Universal Music”, si një urim për publikimin e klipit, këngëtarja ka marrë një dhuratë mjaft të bukur: “Një unazë me perla dhe diamante”.

Në një video të postuar në Snapchat, Enca ka treguar unazën e vënë në gishtin e saj, me një perlë në qendër dhe diamante të vegjël përreth.

“Diamante dhe perla! Nga zemra ime, FJ”, – shkruan këngëtarja e “Bow Down” në postimin e saj.

Kush është FJ? I dashuri i ri i saj apo provokimi i radhës i këngëtares?/gazetametro.net