Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se mendohet vendosja e ekipeve të ekspertëve në shumë sfera në punën e qeverisë dhe ka shtuar se ende nuk është vendosur se kush do jetë zëdhënës i qeverisë, transmeton FOL.
“Shqyrtohet mundësia edhe gazetarë të angazhohen në qeveri, por profesionalisht pa kurfarë paragjykimesh. Duam të vendosemi komplet në llogaridhënie dhe në mënyrë transparente dhe të lidhur në mënyrë komunikative me mediat”, ka thënë Zaev.