Lorenti i vogël ka nivelin e IQ 145. Ende pa mbushur tetë vite, ai është bërë studenti më i ri në historinë botërore, edhe atë në tre fakultete prestigjioze, në Holandë, Belgjikë dhe Gjermani.

Para se të regjistrohej në fakultet, ai ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme. Në shkollën fillore u regjistrua në moshën katër vjeçare dhe e përfundoi për vetëm dy vite. Ndërsa për një vit e gjysmë mbaroi shkollën e mesme.

Lorenti ka lindur në Holandë në vitin 2009. Tani gjeniu i vogël lexon literaturë mbi kardiologjinë dhe thotë se nuk është e lehtë që të vendosë se cila është shkenca e tij të preferuar.

https://youtu.be/edsmYI5ebeY