Nga Kimete Berisha

Boksi është primitiv.

Të kënaqesh kur i sheh bokserët derisa rrahen mes vete dhe e japin shpirtin në ring, është kënaqësi e tmerrshme, e egër dhe e mjerueshme.

Sepse, qëllimi final i boksit është ta bësh llom tjetrin, ta paaftësosh, t’ia thyesh hundën dhe kokën, që është qëllim primitiv.


Është ‘fitore’ e egër dhe për mua personalisht ‘e turpshme’.

Kur bokserët si gladiatorët e marrin në ring çehren e luanit, e sheh ti se sa ‘bishë’ dhe ‘i egër’ është njeriu modern, dhe se sa ‘cool duket dhuna’ në ring.

E sheh se si ‘ka përparuar teknologjia por jo edhe shpirti’.
E sheh se si Njeriu në instiktet e tij ka mbetur ‘i lashtë’.

Boksi e legjitimon rrahjen, e legjitimon dhunën dhe vdekjen në ring.

Derisa të ketë boks, njerëzimi do të jetë primitiv.

Prandaj, boksi ish dashur të jetë i ndaluar.
Ëndërr kam me mbërri ditën kur do të ndalohej boksi me ligj 😉.

Nuk e kuptoj si mund të jetë rrahja ‘e bukur’, dhe si mund të ketë festë mbi dhunën dhe garë se ‘cili është më i dhunshëm, më i zoti ta mbys tjetrin’.

P.S. Sido që të jetë, Urime Haxhisë për rrahjen ‘madhështore’.

Fitore nga Lashtësia.