Quhet David Banda Mwale Ciccone Ritchie, premtimi më i ri i skuadrës portugeze të Benfica’s dhe në tërësi e futbollit portugez.

Luan mesfushor ofensiv i krahut të majtë dhe ëndrra e tij, ndonëse është vetëm 11 vjeç, është që të ndjekë gjurmët e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.

Shenja dhe të dhëna të veçanta: është djali i Madonna’s dhe i Guy Ritchie, të cilët e adoptuan të vogël fare nga Malawi, ku ka lindur më datë 24 shtator të vitit 2005.

Benfica ka pranuar që ta marrë në testim gjatë javëve të ardhshme futbollistin 11-vjeçar, djalë të këngëtares së famshme të muzikës pop, dhe për këtë gjë vetë Madonna është që tani shumë krenare për të voglin e saj “Kampioni im!”, ka shkruar në “Twitter” këngëtarja, duke postuar edhe një foto të futbollistit.