Për këngëtaren Eneda Tarifa kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar artistikisht.
Pas angazhimit të saj në “The Voice Kids” ajo është e përfshirë në projektin “Divat”, i cili do të finalizohet më 16 maj.4 divat e muzikës shqiptare do të ngjitën në skenën e Pallatit të Kongreseve për të performuar pjesë nga repertori i tyre.
Ndërkohë e pyetur për një rikthim me materiale të reja në muzikë pas një kohë të gjatë shkëputje, Eneda ka treguar për Elite Show se do të jetë shumë shpejt. Ajo është shprehur se është duke punuar për dy projekte të reja muzikore.
“Kam dy projekte muzikore, njërin të cilin po e finalizoj me Darko Dimitrov dhe një tjetër me Adrian Hilën. Është një duet jam duke punuar, por nuk po më lë koncerti të bëj asnjë, dueti do të jetë me një këngëtar mashkull por kaq mund të zbuloj,”-është shprehu Eneda.