E përfolur kohët e fundit për një lidhje me futbollistin e njohur Xherdan Shaqiri, këngëtarja Eni Koci, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” i mohoi të gjithë thashethemet që janë përhapur në media kohët e fundit dhe ka mohuar se mes saj dhe futbollistit ekziston një lidhje. Ajo tha madje se nuk e njeh fare Shaqirin: “Kemi rastisur jashtë, por nuk ka asnjë gjë të tillë. Nuk krijohet lidhja me disa Like. Kur të kem diçka, nuk kam pse ta fsheh….” – tha Eni, duke shtuar se nuk e njeh fare Shaqirin: “Di vetëm që është futbollist dhe luan me Zvicrën. Kaq di… Nuk jemi martuar ende”, – tha ajo duke ironizuar të gjitha mediat dhe portalet që e kanë përfolur.
E pyetur nëse është në një lidhje, Eni mohoi duke thënë se “nuk është momenti tani, kam prioritete të tjera”.