Në Maqedoni, nga intenziteti i të rreshurave të rrëmbyeshme të shiut, gjatë natë mund të ketë mundësi për dalje nga shtrati të disa lumejve.

Sipas Entit shtetëror meteorologjik këto paralajmërime vlejnë për rrethinat e malit Korab, malit Sharr, Maliti të Zi të Shkupit, malit të Osogovës , si dhe të maleve tjera.

Sot nga mesdita vendin e kanë kapluar të rreshura të shiut të rrëmbyeshme, në Tetovë, më saktësisht në fshatin Poroj nga shtrati ka dalë lumi i këtij fshati që ka bllokuar totalisht rrugën regjonale tetovë-Jazhincë.