Partitë politike kanë filluar që t’i publikojnë emrat e kandidatëve për kryetar komunash, por nuk mungojnë as kandidaturat e pavarura.

Kryetari aktual i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për Bërvenicën. Këtë informacion e bëri të ditur vetë Pajaziti, duke falemnderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë deri më tani.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Bërvenicës, Ju falemenderoj nga zemra për përkrahjen tuaj që ma jepni gjithë këto vite dhe në veçanti tani me mledhjen e nënshkrimeve për mandatin e ardhshëm për kryetar të komunës së Bërvenicës si kandidat i pavarur 2021-2025, kjo përkrahje masovike edhe më shumë forcon vendimin e drejt dhe bindjen time që kam marë për tu kandiduar si kandidat i pavarur për kryetar komune.

Numri i nevojshëm i nënshkrimeve u arit dhe deri tani janë tubuar afro 200 nënshkrime (numri i nevojshëm për tu nominuar është sëpaku 150 nënshkrime)”, ka shkruar mes tjerash Enver Pajaziti.

Enver Pajaziti në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojë për mandatin e katërt. Kujtojmë që në zgjedhjet lokale të vitit 2009 u zgjodh kryetar i Komunës së Bërvenicës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 për herë të dytë u zgjodh kryetar i Komunës së Bërvenicës. Ndërsa në vitin 2017 për herë të tretë u zgjodh si kryetar i Komunës së Bërvenicës.