Epidemologu Danillovski: Kuvendi sa më shpejt t;i miratojë masat kufizuese

Epidemiologu Dragan Danillovski ju bëri thirrje deputetëve që sa më shpejt ta bëjnë Kuvendin funksional dhe në kohë të votohen ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektuese që parashohin të hynë në fuqi masat kufizuese që parandalojnë përhapjen e coronavirusit.

Ai shtoi se ora policore eventuale apo karantina si ajo gjatë festave të pashkëve nuk do ta kenë efektin e nevojshëm nëse nuk praktikohen masat që Qeveria i dërgon në Kuvend.

“Kufizimi të tilla mund të përsëriten kohë pas kohe, dhe për këtë shkak ju bëj apel që procedura kuvendare të përfundojë sa më shpejt për shkak se është në interes të secilit”, tha profesori Danillovski.