Këngëtarja e njohur Era Istrefi po e shijon suksesin e këngës “Redrum”.

 

Kjo e fundit ka marrë në pak ditë më mbi katër milionë klikime në YouTube.

 

Por këngëtarja ka kërkuar ndihmën e fansave që ta shpërndajnë tekstin origjinal të këngës pasi që sipas saj po qarkullon teksti i gabuar i këngës “Redrum”.

” Ky është teksti origjinal i “Redrum”, ai që unë dhe David shkruajtëm së bashku. Ju lutem më ndihmoni ta shpërndajmë, pasi një tekst i gabuar është duke qarkulluar kudo. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen njerëz. Më vjen mirë që “Redrum” ju bën të ndjeni diçka”, ka shkruar Istrefi në llogarinë personale në Facebook. 

Ndryshe, në pamje të parë duket sikur “Redrum” ka të bëjë me pije alkoolike, si rum i kuq, por e vërteta është ndryshe. Fjala “Redrum” nëse e lexojmë mbrapsht do të thotë vrasës në gjuhën angleze “Murder”.

Vlen të theksohet se edhe fansat serbë e kanë uruar për klipin e ri të Erës. Një prej tyre ka pohuar se për të ‘nuk është me rëndësi se jam serbe. Unë nuk i urrej artistët shqiptarë. Mos shpërndani urrejtje, por dashuri . Mos krijoni probleme, të cilat nuk ekzistojnë. Respekte të mëdha për Erën nga Serbia’.