Pas lajmit të bërë surprizë në “Top Albania Radio” si fituese e një prej dhjetë çmimeve të European Border Breaker 2017, tashmë Era Istrefi është në garë edhe për çmimin e publikut që ndahet sërish nga EBBA Awards.

Publiku ka mundësinë të votoi për të preferuarin deri më datën 23 dhjetor. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

E lindur në Prishtinë këngëtarja debutoi në 2013 me këngën e saj “Mani per money”. Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyri në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 233 milionë klikime vetëm në YouTube. Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin “airplay”, shitjesh, performancat “live” në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.

Më poshtë keni linkun për të votuar ku ju duhet të përzgjidhni tre artistë.