Nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta shpërndajë muzikën e saj në botë, kështu e ka filluar shkrimin e saj prestigjiozja “Popdust” për Era Istrefin.

Më pas ata vazhdojnë, “Besoj në mrekulli” ka thënë Era tashme që hyri në tregun Amerikan.

Ata thanë që Era është këngëtarja e parë shqiptare e cila ka arritur që të mbërrijë tregun ndërkombëtar dhe sukses ky që nuk ka ta ndalur, shkruan Indeksonline.

“Fakti që nuk di shumë për industrinë e muzikës këtu është e frikshme,” thotë ajo, “por, nga ana tjetër, është shumë e mahnitshme, sepse po shtrihem në dimensione të reja. Unë jam duke u bërë më shumë një pro çdo ditë – dhe kjo është me të vërtetë emocionuese!”