Presidenti Rexhep Taip Erdogan të enjten ka mirëpritur deklaratën e kolegut të tij amerikan Donald Trump, i cili  po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri. Presidenti Erdogan ka folur drejtpërsëdrejti me Kanal 7 të Turqisë.

“Turqia është e gatshme të bëjë punën e vetë në akcionin e tillë ushtarak,” tha Erdogan, përcjell botasot.info.

Erdogan ka kritikuar edhe presidentin rus Vladimir Putin, për atë që akoma luan se nuk po e kupton mizerinë e regjimit të Assadit.

“Është e dhimbshme nëse ai akoma nuk e kupton për pak ditë se Assadi është pjesërisht përgjegjës për atë,” tha Erdogani.

Presidenti amerikan Donald Trump u tha disa anëtarëve të Kongresit se po konsideron ndërhyrjen ushtarake në Siri, në formë raprezaljeje kundër sulmit me armë kimike të kësaj jave.

Sulmi kimik ndodhur në qytetin sirian Idlib ndodhet rreth 90 kilometra larg nga kufiri turk. Sipas ekspertëve turk atje është përdorur armë kimike e quajtur Sarin./Bota sot