Për sulmin me makinë-bombë, në qytetin Kayseri, ku mbetën të vrarë 13 ushtarë dhe u plagosën 56 të tjerë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka fajësuar militantët kurdë.

Shpërthimi i mëngjesit të së shtunës, që ndodhi në afërsi të kampusit të universitetit, vjen vetëm një javë pas dy sulmeve me bombë në Stamboll, që kishin për cak policinë, mund të zemërojë më shumë publikun nga sulmet e shumta të kryera nga militantët islamikë por edhe ata kurdë, gjatë këtij viti në Turqi.

Kjo gjë mund të rrisë tensionet në rajonin e juglindjes që është i banuar kryesisht me kurdë, ku militantët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), për tre dekada janë në kryengritje me autoritetet turke.

“Stili por edhe qëllimi i sulmeve tregojnë qartë qëllimin e organizatës separatiste terroriste, që është pengimi i Turqisë, që të ulë fuqinë e shtetit”, ka thënë Erdogan.

“Ne e dimë se me këto sulme nuk janë të pavarura nga zhvillimet në rajonin tonë, posaçërisht në Irak dhe Siri”, ka thënë Erdogan.

“Ne e dimë se këto sulme ne po i nënshtrohen nuk janë të pavarura nga zhvillimet në rajonin tonë, sidomos në Irak dhe Siri.”

Erdogan shpesh i referohet PPK’së si “organizatë separatiste terroriste. PPK –  që këkrkon autonomi për minoritetin kurd- konsiderohet si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Turqia.