Presidenti turk Recep Tayip Erdogan po përballet me një disfatë politike pasi partia e tij humbi kontrollin e kryeqytetit Ankara në zgjedhjet lokale të së dielës.

Rezultatet paraprake tregojnë edhe se opozita kryeson ndaj partisë drejtësi dhe zhvillim të Erdogan në Stamboll, qytetin më të madh të vendit.

Në Ankara partia republikane e popullit mori më shumë se 50 për qind të votave me AKP e Erdogan në 47 për qind.

Kjo është hera e parë që partia humbet kontrollin e kryeqytetit. Në Stamboll sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolia” opozita ka marrë 48.79 për qind të votave ndërsa AKP 48.51 për qind.

Erdogan madje ka humbur edhe qytetin e tretë më të madh të vendit, atë të Izmirit si edhe Antalian Adanan etj.

Pavarësisht rezultateve të pakënaqshme në dy qytetet kryesore në shkallë vendi AKP e presidentit në aleancë me lëvizjen nac*ionaliste MHP ka marrë 51.63 për qind të votave ndërsa opozita 37.55 për qind.

Erdogan që i kishte cilësuar zgjedhjet e së dielës një çështje mbijetese kombëtare tha në një fjalim para mbështetësve të hënën se do të përveshë mëngët për të korrigjuar gabimet.

“Njerëzit që bënë premtime të rreme le të vazhdojnë. Ne do të shohim se si do të qeverisin ata. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë duke mësuar nga gabimet e bëra në këto zgjedhje” tha Erdogan.

Rezultati në Stamboll ka rëndësi të veçantë pasi Erdogan e ka nisur atje karrierën e tij politike, si kryebashkiak në vitet 90.

Veç të tjerash atje ai kandidoi me një emër të rëndësishëm, atë të ish kryeministrit Benali Yildirim.