Presidenti turk Tajip Erdogan tha sot se gjendja e emergjencës në vend do të vazhdojë, derisa gjërat të qetësohen, njoftonin mediat vendase. Erdogan bëri deklaratën e tij për gazetarët në avion, gjatë kthimit prej vizitës në Pakistan. Ai ka kryer disa vizita jashtë shtetit në kuadër të fushatës së referendumit të 16 prillit për kthimin e Turqisë në republikë presidenciale. Gjendja e emergjencës u vendos në Turqi pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik