Prokurorët në Stamboll kanë lëshuar një urdhër arrest për yllin e NBA, Enes Kanter. Basketbollisti i Oklahoma Cityt po akuzohet se është mbështetës i Fetos.

Prokurorët e Recep Taiyp Erdogan e akuzojnë Kanterin se është mbështetës i organizatës dhe ka predikuar mesazhe nxitëse.

Prokuroria ka dërguar një peticion në Interpol për arrestimin e basketbollistit të njohur.

Kanter është kundërshtues i madh i Erdogan të cilin e quan diktator dhe Hitler të këtij shekulli.