Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë së coronavirusit të ri (COVID-19) është eliminimi global i këtij virusi, raporton Anadolu Agency.

Në kuadër të masave për të luftuar coronavirusin, njoftoi Erdogan, Turqia ka siguruar ndihmë financiare për 5.5 milion qytetarë me të ardhura të ulëta.

Erdogan po ashtu njoftoi se gjatë festës së Bajramit, si pjesë e masave kundër coronavirusit, në mbarë Turqinë do të zbatohet orë policore.

Presidenti turk njoftoi se vendi i tij do të rihapë xhamitë për adhurim duke filluar nga 29 maji me namazin e xhumasë.

Ai po ashtu njoftoi viti i ri shkollor në Turqi do të fillojë në shtator.