Civilët që kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve që përjetohen ndërmjet ushtrisë së Irakut dhe terroristëve të DAESH-it dhe që janë vendosur në kampet e refugjatëve në rajonet afër Mosullit, po përjetojnë kohë të vështira me ardhjen e stinës së dimrit, njofton Radio -Televizioni Shtetëror i Turqisë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdo?an) tha se objektivi i Forcave të Armatosura të Turqisë në operacionin “Mburoja e Eufratit” që zhvillohet në veri të Sirisë nuk është një person apo një shtet.

Në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e 30-të me të zgjedhurit lokal që u organizua në Kompleksin Presidencial tha se “Në objektiv të këtij operacioni që vazhdon prej 24 gushtit e këtej janë organizatat terroriste”.