Rrjeti Gjylenist është kërcënim jo vetëm për Turqinë, por për të gjitha vendet në të cilat ajo vepron, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës zyrtare në Tanzani, njoftoi gazeta “Huriet dejli Njuz”.

Autoritetet turk e akuzojnë predikuesin islamik Fetullah Gjylen, i cili jeton në SHBA, si dhe lëvizjen e tij “Feto” se qëndrojnë pas tentimit për grushtet në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar.

Vetë Gjyleni i hedh poshtë këto akuza. Lëvizja e Gjylenit mbështet fondacione bamirëse, shkolla dhe organizata të tjera në vende të ndryshme, përfshirë edhe vendet nga Afrika.

Gjatë fjalimit në një biznes forum në Tanzani, Erdogan sot e theksoi përhapjen masive të këtij rrjeti Gjylenist në rajone të ndryshme të botës, “duke u fshehur pas ndihmës humanitare, arsimit dhe tregtisë”.

Grupi “nuk është kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për të gjitha vendet në të cilat ai vepron”, tha Erdogan.

“Problem më i madh në botë për momentin është terrorizimi.Si pasoj e kësaj ne duhet të ndërmarrim masa kundër këtij terrorizimi, të gjithë së bashku”, theksoi Erdogan.