Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të dielën se Turqia do të luftojë deri në fund për t’i dhënë fund të gjitha formave të sulmeve nga grupe terroriste dhe përkrahësve të tyre pasi një person i armatosur vrau 39 persona gjatë të shtënave të pakontrolluara në një klub nate në Stamboll.

“Si komb, ne do të luftojmë deri në fund kundër jo vetëm sulmeve të armatosura nga grupe terroriste dhe forcave prapa tyre, por edhe kundër sulmeve të tyre ekonomike, politike e sociale”, ka thënë Erdogan në një deklaratë të shkruar, raporton Reuters.

“Ata po tentojnë të krijojnë kaos, të demoralizojnë njerëzit tanë, dhe të destabilizojnë vendin tonë me sulme të neveritshme që kanë për cak civilët… Ne do të mbajnë kokën e ftohtë si komb, do të bëhemi më të bashkuar se kurrë, dhe asnjëherë nuk do të tolerojmë lojëra të tilla të pista”, ka thënë ai, transmeton Koha.net..