Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, tha se vëllazëria botërore muslimane nuk ka kufij.

Në një fjalim në Stamboll me rastin e ceremonisë së hapjes së “Javës së Mevludit 2019”, ditëlindjes së profetit Muhamed sipas kalendarit islam, ai tha se tema e javës është zgjedhur “Profeti dhe familja”, për arsye se institucioni i familjes ndodhet përballë rreziqeve serioze.