Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, e ka përshkruar sulmin e mbrëmshëm në Stamboll si tentim për ta shkatërruar moralin e Turqisë dhe për të krijuar kaos në vend.

“Ky është një tentim për ta shkatërruar moralin e vendit tonë dhe për të krijuar kaos duke e sulmuar qëllimisht paqen dhe civilë tanë,” ka thënë Erdogan, transmeton Express.

Të paktën 39 persona u vranë mbrëmë pak para mesnatës gjatë një ahengu në një klub nate në Stamboll.

Erdogani, po ashtu i ka cilësuar sulmet në Turqi si të neveritshëm.