Të konkurrosh me babanë tënd është sigurisht e vështirë, veçanërisht kur baba ke një artist si Sabri Fejzullahu. Këngëtari nga Kosova ka një karrierë 50-vjeçare në skenë, por edhe sot është një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare.
Por, duket se emri i të atit e ka përndjekur Ermal Fejzullahun, i cili ka pranuar në “Zonë e Lirë” se ka qenë vazhdimisht nën hijen e babait të tij. “Jetoj nën hijen e babait”, është shprehur i bindur Ermali, deklaratë që e ka kundërshtuar menjëherë Sabri Fejzullahu.
Këngëtari i famshëm ka thënë se Ermali ka emrin dhe karrierën e tij, që e ka ndërtuar vetë. E në fakt. Ermali ia ka dalë më së miri të ketë një identitet të veçantë artistik, që është mjaft i dashur për publikun.