Sot është 28 vjeҫ, por gati i ka harruar vitet e para në muzikë. Ka qenë mjaft i vogël kur ka nisur të këndojë. I biri i një artisti, i cili ka më shumë se 50 vjet që merret me muzikë, Sabri Fejzuallahu, Ermali tashmë e ka krijuar profilin e vet. Që nga koha kur filloi me balada të fuqishme, kur ishte vetëm 15 vjeҫ, e deri më sot, kur vijon me prodhime muzikore sipas preferencave të publikut, Ermali është gjithmonë i mirëpritur. Sot në orën orë 18, ai publikon këngën e re “Ai nuk ka me të dashtë si unë” dhe brenda vitit ka në plan edhe tri këngë të reja, por karriera muzikore nuk e ka penguar aspak për të pasur edhe një familje të shkëlqyer…..

ermal

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Ermali ka treguar më shumë për karrierën muzikore dhe për lidhjen e veҫantë që ka me familjen. I martuar ende pa bërë 20 vjeҫ, Ermali, sot është baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm: Arti, 8 vjeҫ, Buna 6 vjeҫ dhe më e vogla, Era, e cila pak ditë më parë ka festuar 3-vjetorin e lindjes.

Vendimin për t’u martuar e ka marrë shumë herët, sepse kështu ka dashur. Siҫ tregon ai, i ati është habitur pasi i ka thënë vendimin për martesë:

Kam qenë pa bërë 20 vjeҫ kur jam martuar. Me thënë të drejtën, kam dashur gjithmonë të krijoj familje. Zanati ynë është pak i vështirë dhe të mban të ҫorientuar. Mbaj mend kur i thashë babit: “A je rrit tamam për me u martu? Po, i thashë, unë vendos për veten: “Kënaqësia më e madhe në jetë ësgtë me mbërri dasmën e djalit” – ma ktheu ai

err

 

Me dy prindërit familja e Ermalit jetoi bashkë në një shtëpi derisa erdhi në jetë vajza e tretë, Era. Siҫ tregon Ermali, pengu i tij më i madh është që i mungon shumë familjes, por të gjithë mungesën e tij e zëvendëson bashkëshortja e tij, Ariana:

I mungoj shumë familjes, por edhe ata më mungojnë shumë. Por e kam një grua shumë të mirë, merremi vesh shumë shpejt. Ajo është një nënë shumë e mirë, i është dashur të jetë edhe nënë, edhe baba shpeshherë për fëmijët, sa herë unë mungoj. Unë sakrifikoj shumë për familjen, i bëj të gjitha për ta…

Por asnjëherë nuk ka zgjedhur dhe nuk ka dashur të jetë pjesë e showbiz-it, si shumë kolegë të tij të tjerë, sidomos kur është edhe familjar:

Showbiz-in e kanë bastarduar dhe po tërheqin vëmendjen me sjellje jo të mira. Unë nuk dua që karrierën time ta ndërtoj me skandale. Unë jam prind i tre fëmijëve dhe nuk kam dëshirë që ata të rriten duke parë gjëra të tilla…