Pak ditë më parë u pa në festën e Top Channel dhe tani niset në një udhëtim me familjen Hoxha drejt Turqisë. 

Aktori i humorit dhe moderatori i emisionit ‘Xing’ ka publikuar një foto mjaft të ngrohtë e familjare me femrat e familjes Hoxha.

Pavarëssiht largimit të tij nga Top Channel duket se nuk ka hatërmbetje mes tyre.

Pasi ishte pjesë e ‘Portokalli’, Ermali krijoi emisionin e tij ‘7 Ditë pa Ermalin’ në Digital. I njëjti format që tashmë është emisioni ‘xing’ po transmetohet në Tv Klan.

‘2 vjet që i lutem Lori Hoxha vij në një intervistë te Xingu. Nuk e lë mami.’ Ka shkruar Ermali.

Por komenti i Lorit është po aq i bukur sa të lë të kuptosh se kohët e fundit t mund të ketë ndryshime në Top.

‘Kur të vish prapë te Topi e bën një perjashtim’ –ka shkruar Lori. Ermali nuk ka reaguar pas kësaj. Këto publikime të nëj pas njëshme me emrat e Top Channel shtojnë më shumë dyshimet për një rikthim të Ermalit.