Largimi i Fifit nga programi i Ermal Mamaqit është komentuar mjaft gjatë ditë së djeshme, por sot ka folur edhe Ermal Mamaqi, duke e sqaruar plotësisht këtë histori.

Ai ka konfirmuar largimin për Blitz.al, por ka folur me tone miqësore për Fifin duke treguar që nuk ka një konflikt mes tyre, por thjesht mospërputhje programesh.

“Fifi është një artiste shumë e talentuar. Si pasojë ajo ka shumë aktivitete dhe  aktivitet e saj na e bënin ndonjëherë të vështirë realizimin në kohë të emisionit, duke e bërë të pamundur bashkëpunimin”. Megjithatë, moderatori ka treguar se raportet e tyre nuk kanë ndryshuar. “Ne mbetemi miq dhe i urojmë suksese”, shprehet Ermal Mamaqi.

Fifi megjithatë në deklaratën e saj tregoi që ende nuk e kishte tretur plotësisht atë vendim, duke thënë që kishte marrë një fletërrufe për sjelljen, por televizioni ka rregullat e veta dhe gjithashtu angazhimet artistike kanë një program të caktuar, të cilat, vjen një çast dhe nuk përputhen. E rëndësishme është që artistët i vazhdojnë angazhimet, edhe pse tashmë në rrugë të ndryshme.

Moderatori dhe autori i programit nuk ka sqaruar nëse do ketë një zëvendësuese te vendi i këngëtares në këndin e orkestrës së studios së tij.