Nga Lirije ALITI

Ermira, na i trego edhe inicialet e kryersve të “Mostres” “Sopotit” dhe rastit të Kumanovës”
Ermira Mehmeti kohë më parë publikoj një informatë për rastin e përgjimit të saj me Musa Xhaferin. Kësaj rradhe Ermira kishte vendos të mos hesht. Por zhumra e saj nuk bëri edhe aq bujë të madhe. Sepse I permendi vetëm disa iniciale të një femre edhe ate A.A. Me të drejtë disa portale u tallën me të duke aluduar te emri dhe mbiemri i liderit të BDI Ali Ahmetit.
Atëherë fillojmë nga e para. Edhe pse Ermira Mehmeti nga Partia e saj BDI “u rahatu” me marrjen e licencës për Noter dhe dal nga dal po shkëputet nga politika, sidomos nga sex skandali I saj, edhe pse në parim shprehim keqardhje për cënimin e privatësisë së sajë, e cila është e rregulluar edhe me konventa ndërkombëtare, më saktë nga Komisioni I Venecias. Megjithate Ermira, nuk e kishte lehte, e para me luftën e saj të brendshme më “hijenat” partiake që ajo shpesh herë i quante dhe e dyte me elektoratin e saj të zonës zgjedhore numër 2. Pikërisht të asaj njesie të Shkupit dhe të Kumanovës ku ndodhi, “Monstra”, Sopoti”, dhe rasti I Kumanovës. Ky argument është jo pak I dhimbshëm për Ermirën.
E nderuara Ermimrë para se te na tregosh inicialet e femres e cila “abuzoj” ne emërin tënd të lutem na i trego inicialet e personave apo politikanevë të partisë suaj dhe të VMRO-se që inskenuan rastin Monstra, atë të Kumanovës, por edhe atë te Sopotit që ndodhi shumë me herët por të burgosurit u kalbën shume vite burg. Mere guximin dhe trego atë që ju intereson elektoratit dhe shqiptarëve që ty të dha votën. Atij elektorati më pak ju intereson arsyetimi yt për egon personale. Sex-sknadalin ta mbajsh me shëndet, edhe pse shpesh herë flisje në fusahatë në emër të femrës shqiptare, të nënave dhe motrave tona , dhe më pas e kuptove se ti nuk kishe pas asgje të përafërt me to dhe ai blof I yti kuptohet të kushtoj jo pak.
Ermira, ti banorëve të Llojanit ju kishe premtuar hapjen e një pike kufitare me Kosovën. Dhe ktu dështove ashtu siç dështoj Partia yte me te gjitha proektet duke filluar nga Likova e deri në Manastir. Ermira, ty të djeg skandali yt, ndërsa shqiptarëve po ju djeg shpirti që janë varfëruar pa fund, ata po migrohen dita e ditës ata janë pa shpresë. Po ti përsëri do jessh mire, do jesh një Notere dhe zdo kesh problem me lekun, as me famën. Por të paktën na i trego inicialet e rastit të Monstresë, Rastit të Kumanoves dhe Sopotit. Kerkoju falje shqiptarëve për të gjitha të bëmat e saja. Kërkoju falje votuesve tuaj që të votuan, edhe nënave shqiptare, edhe grave dhe motrave tona që në emrin e tyre doja ta gjejsh krenarinë. Ermira të paktën njëhere ta arsyetoje emrin tend të bukur. Ik tani, punë të mbare si notere dhe kujdes rradhave tjera

© fol.mk