“Për Vasko Eftov: Gjatë kohë nuk e ndjek emisionin tuaj, pasi që ai nuk paraqet as burim të informacioneve, as nuk përcjell fakte të verifikuara, e as nuk është reper i besueshëm e pikë referimi për gazetarinë e pavarur profesionale.

Por, mi përcollën informatat se ti mbrëmë qenke marrë me mua dhe familjen time. Meqë paske tentuar të bësh shpifje për mua dhe vëllezërit e mi, konsideroj se duhet të të njoftojë se do të ngriti padi për shpifje, kurse në vijim do të sqarojë se pse:

Asnjë anëtar i familjes sime, as nuk dyshohet, as edhe në forma të tjera nuk lidhet me ndonjë armëgjetje nga ana e organeve hetuese. Të ishe profesionit sikur parashihesh se je, do të drejtoheshe për informata tek organet kompetente. Ato do të sqaronin se për çfarë bëhet fjalë dhe sigurish do të kuptoje dhe se pronarët e armës tashmë janë gjetur dhe ndaj tyre është ndërmarrë masë për paraburgim.

Ata gjithashtu kanë pranuar se vëllau im nuk ka lidhje me armën dhe se pa dijeninë e tij e kanë ruajtur në podrumin e vëllait tim. Këtë mund të ta dëshmojë edhe në Prokurorinë Speciale Publike në Shkup.

Atje gjithashtu do të mundje të informoheshe se vëllau im ka dëshmitar gjatë hetimit, por se është edhe palë e dëmtuar, kurse ka edhe të drejtë të plotë që të dënojë për traumat psikologjike të shkaktuara.

E kuptoj nevojën për senzacionalizëm, veçanërisht kur tashmë një kohë të gjatë nuk je interesant në publik. Por, kjo nuk nënkupton se duhet të shqetësosh një familje të tërë për shikime televizive. Dhe meqë mbrëmë ti je munduar të bësh shou nëpërmjet meje dhe familjes sime, të njoftoj se shou do të vazhdojë në gjyq, me një padi të këndshme për shpifje ndaj meje.

P.S. Si individ i cili në vazhdimësi e ka respektuar lirinë e shprehjes dhe mendimit, dhe si luftëtare për media të lira dhe të pavarura, aspak nuk hezitoj të padisë një gazetar për shpifje. Jam e detyruar të marrë këtë hap sepse e tepruat. Nuk lejoni njeriut të marrë frymë lirshëm nga fjalime dhe teori të çfarëdollojshme të çmendura dhe të pavërtetuara të cilat popullatës i ja shisni si një halvë”, shkruan Ermira Mehmeti në Portalb./