Te nderuar votuese dhe votues,
Te nderuar mbeshtetes,
Te nderuara zonja dhe zoterinj,
Deshiroj t’ju informoj se sot perfundon mandati im si Deputete ne Parlamentin e Maqedonise. Gjate tete viteve te kaluara kam qene e nderuar dhe e obliguar qe t’ju sherbej juve dhe te punoj per zgjidhjen e problemeve dhe realizimin e kerkesave tuaja. Sot perfundon ky rrugetim perplot sfida dhe pergjegjesi per mua.
Deshiroj te informoj opinionin poashtu se duke filluar nga sot, publikisht dorehiqem nga te gjitha funksionet e mia politike ne Bashkimin Demokratik per Integrim.
Qe sot, une, Ermira Mehmeti, jam qytetare e lire dhe nuk perfaqesoj asnje subjekt politik. Te gjitha simbolet dhe ikonografia politike, duke filluar nga sot dhe ne ditet ne vijim, do te hiqen nga faqja ime zyrtare dhe nga faqja e fansave ne facebook.
Ne fund, me lejoni qe t’ju deshiroj gezuar Vitin e Ri 2017, dhe t’ju uroj qe te gjitheve pa dallim, shendet, mbaresi dhe mireqenie!
Me shume respekt,