Shkruan Qenan Aliu

Nga viti 2009 Bashkimi Evropian në Raportet e progresit lidhur me Maqedoninë, në disa sfera kishte qëndrime KONTRAVERSE, që më në fund në vitin 2015 Rraporti të notojë se bëhet fjalë për SHTET ME INSTITUCIONE TË KAPURA.

Këta qëndrime kontraverse akoma është e pa qartë nëse ishin si rrezultat i korruptimit apo të joshjeve në forma të ndryshme të byrokratëve të BE-së nga ana e qeverisë së Nikolla Gruevskit, apo hekurosjes së interesave gjeostrategjike të shteteve më të fuqishme anëtare të Be-së.

Këtë demistifikim e bënë më se të qartë edhe sjellja në disa vite në vazhdimësi e Ambasadorit të BE-së në Maqedoni gjatë qeverisjes së kaluar. Ai zyrtarisht u soll gjithmonë me gjuhë diplomatike por në rrugë të tjera nuk do të thotë se organet e Be-së nuk i ka informuar drejtë. Pra ky ishte ERVAN FUERRE i cili pasi u largua nga kjo detyrë në shumë qasje të tij publike ishte KRITIKUESI më i ashpër i qeverisjes së Vmro-Bdi, bile duke ju thënë troç BDI-së në kongresin tematik në Tetovë -se unë nuk e kam të kjartë se çlypni ju më në këtë koalicion o të mjerë. Por që prej atëherë deri në shpërfaqjen e “bombave” të përgjimit Ali Ahmeti dhe kongresmenët tematik të kësaj partie mbeten të shurdhër. E PSE mbeten të shurdhër ….. ?!Bashkimi Evropian nuk është organizatë humanitare por është BASHKËSI INTERESASH. Interesat nuk do të pushojnë së egzistuari kurrë, por këtë bashkim mund ta shkatërroj shpërfaqja e KORRUPCIONIT në përmasa gallopante (me lobime jo reale që kanë për synim korruptimin) në mesin e Kuvendit Parlamentarë të Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian si dhe në të gjithë organet dhe trupat e kësaj bashkësie të stërngarkuar me byrokrat të lazdruar!