Enti Shtetëror për Statistika publikoi Konkursin për angazhimin e regjistruesve rajonal dhe instruktorëve rajonal për Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në RVM, i cili do të zbatohet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti.

Nga ESHS thonë se paraqitja e pjesëmarrësve deri në këtë moment është rreth 4.000 kandidatë, ndërsa paraqitja bëhet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes https://popis2021.stat.gov.mk/.

Në këtë konkurs mund të paraqiten gjithë shtetasit e RMV-së të cilët janë të papunë dhe që kanë përfunduar arsimin e mesëm, ndërsa paraqitje do të zgjasë deri më 28 shkurt.

Po ashtu është publikuar edhe çmimorja të cilën do të marrim regjistruesit edhe atë:

* Regjistruesit do të kenë 4.000 denarë në fillim
* Për çdo person të regjistruar do të marrin nga 30 denarë
* Për çdo banesë të regjistruar do të marrin nga 20 denarë
* Për çdo amvisëri të regjistruar do të marrin nga 50 denarë

Për Instruktorrin pagesa do të jetë
* Pagesa paushall prej 5.000 denarëve
* Për çdo person që ka regjistruar regjistruesi do të marrë 3 denarë
* Për çdo amvisëri që ka regjistruar regjistruesi do të marrë 5 denarë
* Për çdo banesë të regjistruar nga regjsitruesi do të marrë nga 2 denarë./Telegrafi/