Është bllokuar xhirollogaria e gazetares së Sitelit, Ivona Talevska

Ivona Talevskas, redaktores së gazetës “Veçer”, tashmë një kohë të gjatë iu është bllokuar xhirollogaria, kupton “Fokus”. Avokati serb, i cili tentoi të paguajë borxh të Talevskas, nuk pati sukses pasi që përmbaruesit e njoftuan se xhirollogaria tashmë është bllokuar.

Avokati sqaron se duhej të paguante rreth 1.500 euro për shpenzimet juridike dhe taksa gjyqësore, ngaqë Talevska ka humbur dy raste gjyqësore për shpifje dhe ofendim, ku të gjitha harxhimet duhet t’i paguajë ajo. Në këtë rast, Talevska ishte paditësja duke ngritur dy akuza. Njëra akuzë ishte kundër Branko Gerovskit, kurse akuza e dytë ishte kundër Meri Jordanovskas dhe Jadranka Kostovas. Por, meqë gjyqi nuk solli vendim në favor të saj, tash ajo duhet të paguajë harxhimet.

Nga përmbaruesi është kuptuar se Talevska ka veturë në emër të saj, dhe përderisa nuk i shlyen shpenzimet, ato do të duhet ti paguajnë nëpërmjet veturës.

Është tentuar të merret qëndrim edhe nga Talevska, por ajo nuk është e kapshme.

Së fundmi, për të njëjtën gazetare Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim kundër kësaj në rastin “Tifani” ku hulumtohet puna e ndërmarrjeve “Smart Centar” dhe “Smart Grup” në të cilat dikur Talevska ishte drejtoreshë.

Sipas prokurores Fatime Fetai ndërmarrjet me prefiks “Smart” kanë shmangur pagesën e tatimit në vlerë prej 37.000 eurove, kurse vetë drejtoresha ka shmangur pagesë në vlerë prej 16.000 eurove.