Një grua në moshën 60-70 vjeçare është gjetur dje në orën 12;55 nën shkurre në bregut të djathtë të lumit Vardar.

Ekipi i Zjarrfikësve e ka nxjerrë trupin, ndërsa Ndihma e shpejtë mjekësore ka tentuar të bëjë reanimim, por nuk ka pasur sukses dhe ka konstatuar vdekje.

Nuk janë vërejtur lëndime fizike, e as nuk janë zbuluar dokumente personale në rroba. Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të Prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.