Është koha që Republike e Maqedonisë të fitojë gruan e parë presidente, tha në fjalimin e saj në Konferencën e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, Gordana Silljanovska, kandidate për president e partisë opozitare. Ajo theksoi se identiteti maqedonas nuk guxon të cenohet dhe se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme për Maqedoninë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij foli për gjendjet aktuale politike duke paralajmëruar luftë të përbashkët kundër siç tha, “zaevizmit”. Ai i thirri të gjithë ata që janë zhgënjyer nga përditshmëria, të dalin dhe të votojnë kundër “zaevizmit”.

Por Maqedonia është e përbashkët ndërsa bojkoti është rrugë në një drejtim pas së cilës nuk ka hap të dytë. Ky është murri i pushtetit, nuk ka opsion të dytë dhe zgjidhje.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-se theksoi se gruaja është një dimension kyç ne shoqëri, madje ajo shkoi një hap me tutje duke thënë se edhe vete emri i shtetit është ne gjininë femërore, termi politike gjithashtu i takon gjinisë femërore. Ne këtë kuptim Silljanovska pret mbështetje me te fuqishme nga gratë. Në këtë mbledhje foli edhe kryetarja e Unionit të grave, Bllagica Llasovska, e cila bëri thirrje për bashkimin e grave./TV21/