jatë fundjavës është kryer vjedhje në zyrën e organizatës “CIVIL- Qendra për Liri”, e cila është njëra nga ata që në mënyrë kritike e observojnë punën e qeverisë dhe institucioneve.

Vjedhjen për Fokus e konfirmoi Petrit Saraçini, njëri nga të punësuarit në organizatë. Ditëve të kaluara në organizatë nuk ka pasur të punësuar brenda sepse kanë qenë në udhëtim pune.

Janë vjedhur hardisqe dhe laptopa, si dhe gjëra të tjera, ndërsa më e shkatërruar ka qenë zyra e kryetarit të organizatës, Xhabir Deralla.

“Dëmi është i madh, por është interesante ajo se janë vjedhur hardisqe derisa ka gjëra më të vlefshme të cilat kanë mbetur të pa prekura. Një zyre ku është reparti i financave aspak nuk kanë hyrë. Mbushësit e laptopave nuk janë marrë për shembull, por vetëm janë marrë kompjuterët”, ka deklaruar Saraçini për Fokus.