Raporti i eksperteve gjerman për djegien e spitalit modular në qytetin e Tetovës gjatë ditës së sotme, është përkthyer në gjuhën maqedonase dhe ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë. Raporti në fjalë është duke u shqyrtuar nga pesë prokurorë. Saktësisht prokurorët janë duke shqyrtuar se nëse faktet dhe argumentet e mbledhura nga hetuesit vendas përputhen me raportin gjerman.

Ndryshe, raporti i ekspertëve gjermanë në RMV arriti para një jave, ndërsa i njëjti përbëhet prej shtatë fletëve. Spitali modular në Tetovë u kaplua nga flakët me 8 shtator të vitit 2021, ndërsa si pasojë e zjarrit jetën e humbën 14 pacientë dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.