Për pesë për qind është rritur numri i turistëve në Maqedoni, tregojnë të dhënat e fundit nga Enti shtetëror për statistika.

Në periudhën janar-nëntor 2016 në krahasim me periudën e njejtë në vitin 2015, tek turistët vendor numri është rritur për 5,3, ndërsa tek turistët e huaj për 4,8 për qind.

Numri i turistëve në nëntor të vitit 2016 ishte 44.162, ndërsa numri i bujtjeve 97.980 që në krahasim me muajin e njejtë në vitin 2015 është në rritje për 5,7 dhe 3,4 për qind.

Numri i turistëve vendor në nëntor të vitit 2016 në krahasim me nëntorin e vitit 2015 është rritur për 5,3 për qind, ndërsa i të huajve për 5,9 për qind, përderisa numri i bujtjeve të turistëve vendor në nëntor të vitit 2016 në krahasim me nëntorit të vitit 2015 është rritur për 7 për qind, ndërsa i të huajve për 0,1 për qind.