Paga mesatare mujore neto në Maqedoni, në qershor të këtij viti, ka arritur 22.808 denarë dhe krahasuar me korrikun e vitit të kaluar është rritur 2.8%, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Rritja bëhet para se gjithash te të punësuarit në sektorët: Art, zbavitje dhe rekreacion (20.0%), Ekspertët, punët teknike dhe të ekspertëve (9.8%) dhe Miniera dhe nxjerrja e gurit (7.4%), njofton AIM.

Zvogëlim të rrogës mesatare neto vërehet edhe në sektorët: Miniera dhe nxjerrja e gurit (7.5%), Ndërtimtari (4.1%) dhe Tregti me pakicë dhe shumicë; riparim të automjeteve dhe motoçikletave (3.0%).

Paga mesatare bruto në qershor 2017 arriti 33.509 denarë. Në qershor të këtij viti, 1.1% nga punonjësit në Maqedoni nuk e kanë marrë rrogën.