Fushata parazgjedhore për prezantimin e ofertave politike të subjekteve politike është në fazën e fundit të betejës mes kandidatëve për të parin e komunës së Tetovës. Ethet e disfatës së Teutës ndihen ngado, dhe kështu Teuta Arifi ka kurdisur media dhe mercenar për të bërë propagandë të madhe për Teutën, ku ajo është gjendur sot përballë “Të palarave në shesh” të udhëheqjes së saj me komunën, ajo në fund të mandatit të saj ka nisur asfaltimin e rrugëve te Banja e Tetovës dhe kazermës, ku asfaltet e saja në këtë kohë fushate po bëhen shkel e shko, vetëm e vetëm që të bjerë në sy para qytetarëve për të mbuluar dështimet e 4 viteve të saj.

Teuta Arifi asfalton rrugët ku mandati i saj ka skaduar, dhe kjo trembje që i afrohet dita-ditës, ajo nuk ngurron të sulmojë dhe Aleancën për Shqiptarët përmes mediave dhe mercenarëve të cilët ajo i ka kurdisur.

Asnjë asflatim i rrugëve të Tetovës, Teutën nuk e kthen në garë, pasi kryedështimet e saj, duke u nisur nga premtimet e saj për Transportin publik, për deponinë e qytetit dhe ppër shumë rrugë të pa ndriçuara dhe pa bulevarde të reja që qyteti po mbytet nga çdo anë.

Kryedështimet e Teutës për Tetovës as asfaltet nuk e shpëtojnë prej humbjes./fol.mk/