Policia shqiptare do të jetë pjese e patrullave në Francë gjatë zhvillimit të kampionatit Europian të futbollit. Ekipi kombëtar i futbollit do të shoqërohet gjatë qëndrimit në Francë nga forcat më të mira policore shqiptare.

Pas një seleksionimi ku morën pjesë të gjithë elementët më të mirë të policisë shqiptare u përzgjodhën 5 oficerë të policisë shqiptare që janë pjesë e elitës së uniformave blu, për të shoqëruar ekipin kombëtar të futbollit.

Caktimi i tyre erdhi pas një kërkese të vetë autoriteteve franceze, të cilat ia kanë kërkuar këtë çdo shteti pjesëmarrës në Euro 2016.