Hyrja në Europë nuk është prioritet, por më shumë se kjo. Nëse deri dje isha ithtarë i rregullimit të çështjeve etnike para hyrjes në Europë, duke i parë politikanët tonë dhe qasjen grabitqare që e kanë, them disa çështje mund edhe të presin siç kanë pritur me vite dhe nuk janë zgjidhur as me luftë. Kyçja më BE shpresoj ti demotivojë

 

Shumë shpejtë do vijë koha për parti Europjane, sepse nuk do ketë numër të mjaftueshëm votuesish për kaq shumë parti politike, për shkak të pastrimit ekonomik të shkaktuar nga politikat katastrofale të aplikuara me vite.

Rrjedhimisht me ekzodin e rinisë në Europë do humbet edhe nevoja për parti nacionale dhe nacionaliste, kështu që një parti me program me sinergji me politikat Europjane, e cila do ketë prioritet marrveshjet ndërfqinjësore që janë pengesë për anëtarsimin në BE, e që më pastaj programën do e bazojë në politikat e BE, do ishte një parti vizionare dhe në afatgjatë e vetmja e cila do kujedej edhe për pjesën e popullatës jashtë kufijëve të Maqedonisë. Mbulesa e krimit nëpërmjet kërkesave patriotike është një element të cilën partitë nacionaliste Maqedono-Shqiptare e shfrytëzojnë për të kënaq apetitet e një grusht njerëzisht të cilët me udhëheqjen e vetë të gabuar bënë pastrim ekonomik të rinisë dhe trurit. Këtu do ngelemi ne rrogëtarët që nuk kemi pavarsi ekonomike për të qenë revolucionar dhe këmbëngulës në ndryshimin politikë të nevojshëm tani më 20 vite. Këtu ka kontribuar vazhdimish edhe opozita e cila kur i është afruar me numra partisë në pushtet, ka bërë gabime të ndryshme politike dhe strukturore me çka i ka dhënë jetëgjatësi partisë në pushtet. Andaj, edhe numrin më i madh i rinisë që ik në mërgim është rinia opozitare. Megjithatë, edhe ne rrogëtarët shumë shpejt do duhet të reagojmë sepse nuk do ketë nevojë për administratorët në kaq numër të madh, teatri nuk duhet të ketë nevojë për aktorë sepse nuk do ketë publikë, mjekët nuk do kenë pacientë, por edhe kompanitë private nuk do kenë as punë as punëtorë, po edhe politikanët do mbeten pa votues (edhe pse në demokraci qeveritë zgjidhen nga numri që dalën në votim, pavarsisht numrit).

Hyrja në Europë nuk është prioritet, por më shumë se kjo. Nëse deri dje isha ithtarë i rregullimit të çështjeve etnike para hyrjes në Europë, duke i parë politikanët tonë dhe qasjen grabitqare që e kanë, them disa çështje mund edhe të presin siç kanë pritur me vite dhe nuk janë zgjidhur as me luftë. Kyçja më BE shpresoj ti demotivojë politikanët grabitqarë dhe të sjellë politikanë programorë dhe profesionistë.

Autori është Aktor i Teatrit të Tetovës, Asistent në UT dhe ish zëdhënës i LR-PDSH.