Europoli ka publikuar një listë me 18 dhunuesit seksual më të kërkuar në Evropë që janë në arrati, ku mes tyre disa janë nga Ballkani.

Për të marrë ndihmë në gjetjen e njerëzve më të rrezikshëm, Europol nisi një fushatë dhe krijoi një faqe në internet me fotot, detajet personale dhe informacionet rreth veprave penale.


Fushata është nisur në 18 vende evropiane, por ueb-faqja e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të arrihet nga çdo vend, shkruan today.rtl.lu.

Lista përfshin gjithashtu edhe tre burra nga Kroacia, Kosova dhe Bullgaria, transmeton Telegrafi.

Nesat Bego nga Kosova sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11 vjeçare në Luksemburg. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm. Ai u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg. Konsiderohet se i arratisuri është larguar nga Luksemburgu, njofton policia e këtij vendi.

Mirko Draskovic nga Kroacia është 53 vjeçar. Ai u dënua me tre vjet burg për përdhunimin e një të mituri dhe është në arrati që dhjetë vjet.