Klubi anglez, Everton raportohet së ka bërë ofertë zyrtare për Adrien Rabiot e Juventusit.

Rabiot duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga gjiganti italian, sepse ai nuk po gjen hapësirë të duhur në skuadrën e Sarrit.

Sipas mediave italiane, Evertoni i ka ofruar Juventusit 30 milionë euro për ish-lojtarin e PSG-së.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti insiston që ta ketë në skuadër francezin për sezonin e ardhshëm.