EVN Maqedoni sipas traditës edhe këtë vit ndau pako me ushqime për familjet e varfra të përkatësisë myslimane dhe krishtere.

Në javën e donacioneve festive, EVN Maqedoni për të 6 herë me radhë së bashku me Kryqin e Kuq të Maqedonisë organizoi aksionin e përbashkët humanitar “Të ndajmë lumturi”.

Java festive përfundon me manifestimin “Ngjyrat e Vitit të Ri në Shkup”. Në këtë eveniment, shfrytëzuesit që do të fitojnë në konkursin për oborr, shtëpi, tarracë dhe objekt hotelierik më të bukur të stolisur do të fitojnë shpërblim, me çka do të lirohen nga pagesa e faturës së rrymës për muajin dhjetor