Shkruan Musa Lamallari – Tim Shkupi

A thua refuzim i zgjedhjeve i pakicës shqiptare në Maqedoni për shkak të mospërmbushjes së standardeve demokratike nuk e sfidon apelin e z. Ibrahim Kelmendit ku e kam nënvizuar me vija të kuqe në përgjigjen e tij në lidhje me Maqedoninë për gazetën e Prishtinës “Epoka e Re”!!!

Plotësisht pajtohem me z. Inrahim Kelmendin se “Zajednica” duhet të jetë shumë më shqetësuese se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Por kjo “Zajednicë” erdhi pikërisht pse serbët në veri i refuzonin zgjedhjet e organizuara nga shteti i Kosovës, por jo të gjithë serbët refuzonin zgjedhjet e shtetit të Kosovës.

Në krahasim me procesin e zgjedhjeve në Kosovë, që mbikqyren nga të Huajt dhe përmbushin shumë standarde, këtu në Maqedoni edhe vetë z. Ibrahim Kelemendi është në dijeni se zgjedhjet nuk përmbushin standarde demokratike. Kemi votues fiktiv, ku numri sillet prej 200 deri në 400 mijë (sipas disa zëravë të opozitarëve). Nuk kemi kontrol as në statistika, as nuk kemi informacione të sakta në lidhje me numrin e amzës. Prandaj kemi vetëm zhurmë dhe bubullima, improvizime që të mashtrohet pakica shqiptare se kjo parti qenka më e fortë prej shqiptarëve se tjetra, duke shpallur fitore të zgjedhjeve 20 mijë me 200 në Kërçovë.

Ne, si shqiptarë në Maqedoni nuk mund ti shndrrojmë turqit në shqiptarë. Ata ishin element shtetformues, sikurse ishin edhe shqiptarët me Kushtetutën e vitit 1974. Por shqiptarët mund t’i parandalojmë nostalgjikët shqipfolës të otomanizmit të mos manipulojnë me besimin (fenë) dominuese të shqiptarëve në Maqedoni për qëllime politike. Ata nuk kanë aspak të drejtë morale të llomotisin në emër të interesave kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë. Pasi anakronizmat politik nuk patën sukses para 100 vjetëve, kështu nuk mund të kenë edhe sot.

Ata (Besa) funksionojnë si parti qytetare, por në opinion njihen si parti e frymës turke. Është hipokrizi prej anës së tyrë të flasin se Maqedonia duhet të definohet si shtet i maqedonëve dhe shqiptarëve. Askush prej shqiptarëve nuk i pranon paçavurat e tyre propagandistike të përgatitura në kuzhinat e SKELETIT dhe marrëveshjeve të fshehura të këtyre bashibozukëve me LSDM-në dhe VMRO-në. Ata e injorojnë komplet, e heshtin se turqit bashkë me shqiptarët si sllavo-maqedonët ishin kombe shtetformues të Maqedonisë me Kushtetutën e vitit 1974. Pastaj, shoqëria në Maqedoni është multietnike, e përzier. Kështu, me këtë propagandë, ata duan të imponohen tek shqiptarët e Maqedonisë dhe jo tek turqit. Ata jo rastësisht foletë e tyre i kanë në Tetovë dhe Shkup, sidomos në Tetovë, pikërisht ku ka kulturë turke, të sekteve të sufizmit, dervishizmit sipas Osmanit të parë, por ku edhe shqiptaria është më e fortë dhe e theksuar, por e lodhur nga lidershipi aktual shqiptar me luftën e tyre të pakuptimtë brenda llojit.

Tjetra, politika e jashtme e Turqisë është dyftyrshe dhe në rastin e Maqedonisë, për dallim nga Shqipëria dhe Kosova, aplikon një hegjomonizëm të fshehur turk për shkombtarizimin e shqiptarëve të Maqedonisë përmes ndjenjave fetare, por edhe margjinalizimin e tyre përmes pykave të përçarjeve, sidomos pas dështimit të projektit integralist të Ali Ahmetit.

Në sfond ky hegjomonizëm perfid turk është i njejtë me hegjomonizmin serb të shekullit të kaluar, që në fund solli luftra të përgjakshme në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Potenciali i krizës, shthurjes së shteti ekziston, jo pse duan shqiptarët ndonjë kryengritje apo konflikt, por nga shkaku se Turqia dhe Rusia po investojnë për konflikte sektare, fetare në Maqedoni, mes muslimanëve shqiptarë dhe të krishterëve të ortodoksisë për qëllim politike dhe përfitime të influencës rajonale.

Partitë sllavo-maqedone me shkurtpamësinë e tyre, të prirur nga egoja e tyre për zaptim, dominim dhe shfrytëzim të interesave ekonomike të shqiptarëve, kanë pranuar dhe lejuar politikën e dyftyrësisë së Turqisë, por edhe të Rusisë në Maqedoni për të luftuar pakicën shqiptare në Maqedoni, kot së koti, që në fund mund ta paguajnë edhe vetë shumë shtrenjtë!!!

Pra, turqit, torbeshët, vllehët, bullgarët, sërbët duan të dalin në zgjedhje, të pranojnë sistemin unitar, është e drejtë e tyre. Sikur është e drejtë e jona, si pakicë, të mbrohemi me refuzimin tonë, të mos legjitimojmë diskriminim më perfid në Evropë dhe të alarmojmë Perëndimin për pozitën tonë të shkombtarizimit. Në betejën tonë politike duhet të distancohemi potësisht nga Besa dhe bashkëpuntorët e tyre me një të kaluar të keqe nga koha e komunizmit, por edhe pas saj. Të mos pranojmë se jemi të njejtë si shqiptarë. As nuk duhet të na frikësojnë organizmet dhe pjesmarrja e tyre eventuale në zgjedhje. Ata mund të flasin shqip, të jenë të shqiptarizuar nga rrethanat që ka imponuar koha e komunizmit, por shqiptaria është diçka krejtësisht tjetër me synime në politikë.

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, të zhgënjyer nga lidershipi aktual politik i shqiptarëve, disa të motivuar nga feja, disa që janë afruar për të lozur pingpong me Besën për përfitime të rastit, disa si të ndershëm ne gjen, duhet ta kuptojnë se Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtën e shqiptarëve për Federalizim nuk mund ta zbehin, pasi largimi i sistemit unitar është edhe në favorin e nostalgjikëve shqipfolës të otomanizmit, por edhe në favor të maqedonëve dhe të shqiptarëve të ndershëm, që kanë kontribuar për zaptimin e shtetit nga ana e LSDM-së dhe VMRO-së.

Por këtu ka një problem. Nuk mund të jesh otoman dhe turk, duhet të zgjedhish njërën. Otomanizmi ka vdekur dhe në vdekje nuk ka Jetë. Sikurse me vdekjen e Jugosllavisë, vdiçën edhe jugosllavët, mbetën vetëm nostalgjikët si Vasko Eftovi, por të këtillë ka shumë edhe prej shqiptarëve të diskriminuar të shtepisë botuese “Logos A”.

Nuk mund të jesh shqiptar dhe musliman, duhet të zgjedhish vetëm njërën. Nësë zgjedh të jesh shqiptar, është e logjikshme se ke zgjedhur më të mirën, shtetin ku mund të bëhesh musliman, krishter, budist, ateist, etj.

Por, nëse bëhesh viktimë e idhujtarisë se para se të jesh shqiptar, duhet të zgjedhish musliman, duhet ta pranosh se si musliman nuk të intereson shteti, por të intereson utopia, kalifi, qimja e leshit e ndonjë sulltani, që askundi nuk përmendet në Kuran. Shqiptari nuk bëhet turk dhe anasjelltas. Gjaku në trashëgimi është parësor edhe me Kuran.

Nuk është patjetër të realizojmë të drejtën tonë për Federalizim me kryengritje, siç e akcepton miku i Ali Ahmetit, me doktrinë të majtë, z. Ibrahim Kelmendi. Tekefundit, nëse ndalemi të kuptojmë pozicionin e politikanëve sllavo-maqedon, problem për pronësinë e zaptimit (vjedhjes) së shtetit nga LSDM dhe VMRO prej vitit 1992, paraqet Kumanova, Shkupi dhe Tetova.

Nacionalistë të LSDM-së dhe VMRO-së nuk e sjellin si problem Gostivarin, Kërçovën, Dibrën dhe Strugën. Pikërisht për shkak të gjeografisë, numrit të shqiptarëve dhe distancës që e kanë këto qytet me kufirin artificial mes Kosovës dhe Maqedonisë. Thuajse rasti i njejtë si në Kosovë, që në veri sërbët e Mitrovicës i kontrollon Beogradi, ku pushtetin e tyre paralel e perdorë për ta kërcënuar dhe mbajtur nën kontrol Kosovën dhe për të përfituar sa më shumë previlegje ekonomike nga Bashkimi Evropian.

Shqiptarët nga këto qytete nuk duhet të iritohen, as të hidhërohen me mua, derisa unë e shkruaj atë që e lexoj në gjuhën e politikanëve sllavo-maqedon, të cilët strategjitë e tyre i mbështesin në argumente dhe fakte nga konflikti i vitit 2001. Ata thonë se shqiptarët e këtyre qyteteve janë me Ne, të integruar në sistemin unitar, të kënaqur e ngopur me previlegje dhe gjatë konfliktit të vitit 2001, thonë ata, nuk na e kanë prishur rehatinë. Pavarësisht se Milazim Krasniqi i quanë shkrimtarë (shqiptarë) të diskriminuar!!!

Shqiptarët në Maqedoni (si pakicë) nuk e kanë statusin e tyre si serbët e Kosovës pa “Zajednicën”. Liderët e shqiptarëve as për barazi nuk flasin, por flasin për përqindje dhe taktizojnë kolltukun e pushtetit në sistemin unitar dhe jo shtetin, ndonëse dy partitë e mëdha parlamentare pretendojnë në shqiptarizëm, njëra pretendon së është krah i luftës dhe tjetra e Djathtë nacionaliste shqiptare.

Numrin tonë të pakicës mund ta rrisim, ta federalizojmë Maqedoninë, vetëm nëse BDI dhe PDSH do të refuzojnë zgjedhjet. Nëse lidershipi i tyrë është në hipoteka, siç i akuzojnë, ose, ta zëmë kushtimisht, kanë presione të ndryshme prej ndërkombtarëve, nuk do të thotë se anëtarsia dhe militantë e tyre janë në hipoteka dhe nën presione të ndërkombtarëve. Ata vetëm duhet të heshtin dhe të refuzojnë, që do të thotë se distancohen nga Mashtrimi i Madh.

Dy zgjidhjet e Ibrahim Kelmendit si propozim: Evolucioni dhe Federalizim dhe propozimi i tij në fund të intervistës se duhet të përqendrohemi në të parën sepse nuk kemi potencial për kryengritje, është pasojë e shkollës së tij që beson në teorinë e evulucionit, ku njeriu e ka preardhjen prej majmunit, toka sillet rreth Diellit, e shumë të tjera, të cilë janë prodhim i kokave të shkencës së Satanës anti-Zot ku përjashton edhe teorinë e fundit “Grand Design”

Kjo teori na tregon se shqiptarët e Maqedonisë janë ende me bisht, duhet të shkojnë edhe 100 breza që të ju humbet bishti i prapanicës për të realizuar Federalizimin e Maqedonisë.

Do të ishte shumë tragjike, nëse ekzaltohen nostaligjkët shqipfolës të otomanizmit dhe mbeturinat shqipfolëse të komunizmit, shkrimtarët (shqiptarët) e diskriminuar të Milazim Krasniqit,  se pikërisht këta dy grupe i ka zgjedhur Perëndia në proces të shkuarjes së 100 brezave të na i humbin bishtin pas prapanicës.

Mozo ma Keq! 666

ibrahim