Facebook vazhdon politikën penalizuese për faqet që sjellin gjëra të rreme në këtë rrjet social.

Pasi ndryshoi sanksionet për lajmet e rreme në Facebook, tani kompania ka vendosur të sanksionoje faqet me video të rreme.

Të gjitha ato faqe që njoftojnë për të klikuar në lajm videon me tekstin në fjalë dhe në fakt bëhet fjalë për një histori tjetër, do të raportohen dhe do të mbyllen.

E njëjta vlen edhe për faqet që kanë simbolin se ka video brenda lajmit por që në fakt janë bosh, të njëjtat do të raportohen dhe do të mbyllen.